Agjenti i Hysajt: “Ja ç’duhet të bëjë Napoli me të”

0
SHPËRNDAJE

hysajLegjionarët/ Elseid Hysaj mbetet lojtari më i përfolur i merkatos në Serie A. Pas një sezoni të shkëlqyer tek Napoli, në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares kanë mbërritur shumë oferta teksa ajo kryesorja flitet se është nga Bayern Munchen.

Drejtuesit e Napolit nuk duan të privohen nga një prej lojtarëve të tyre më të mirë, teksa pritet t’i ofrojnë edhe rinovimin. Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe agjenti i lojtarit shqiptar. Në një prononcim për një radio italiane, menaxheri i Hysajt u shpreh se Napoli duhet t’i plotësojës disa kushte lojtarit për t’a kënaqur, dhe kjo gjë duhet të ndodhë para Europianit.

Ai u shpreh se drejtuesit e skuadrës duhet t’a bëjnë të lumtur Hysajn, ose largimi mbetet i hapur: “Nëse do të isha tek Napoli do t’a blindoja këtë djalosh. Do t’ia rinovoja kontratën para Europianit 2016 dhe gjithashtu do t’i rrisja pagën. Napoli duhet t’a kënaqë Elseidin, pasi në rast të kundërt ka shumë ekipe të gatshme që mund t’a bëjnë këtë gjë”, ishim fjalët e agjentit të Hysajt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.