Agjenti i Jaja Turesë: Kush e blen Luis Adrianon është idiot

0
SHPËRNDAJE


Milani ka nxjerr në shitje Luis Adrianon.
Dimitrij Seljuk flet shumë, më shumë se sa lejohet dhe kjo i ka prishur punë në të shkuarën. Është agjenti i Jaja Turesë, për ata që nuk e njohin, ai që e la Turenë jashtë skuadre te Mançester Siti për disa muaj, vetëm e vetëm se nuk humbiste rast që të “villte vrer” ndaj Pep Guardiolës.

Tani agjenti rus flet edhe për çështje që në fakt nuk i përkasin, sepse jep për mediat ruse një opinion në lidhje me transferimin e mundshëm të sulmuesit brazilian Luiz Adriano nga Milani te Spartaku i Moskës: “Nuk besoj se kjo tratativë do të mbyllet me sukses, vetëm një idiot do ta blinte Luiz Adrianon, ose një person i korruptuar. E njoh prej shumë kohësh, ka një arsye pse Shaktari ia shiti Milanit për vetëm 8 milionë euro, sepse atje gjithë brazilianët punonin për të dhe pika e vetme e fortë e tij është shpejtësia, që nuk i shërben lojës që bën Spartaku. A ka vërtet nevojë Spartaku për një lojtar që do të luajë e shumta 120 minuta gjithë sezonin dhe nuk do të shënojë asnjë gol?”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.