Agjenti i Perisic : E hëna mund të jetë dita e duhur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

perisicPas më shumë se një muaji të gjatë tratativash, duket se Wolfsburg ka vendosur të dorëzohet pas insistimit të Interit për të shitur sulmuesin kroat Ivan Perisic. Vendimtar në këtë tratativë ka qenë edhe vullneti i lojtarit i cili kërkon me çdo kusht kalimin te zikaltërit.

Agjenti i kroatit Tonci Martic u shpreh se tratativat po ecin mirë: “Mendoj se ditën e hënë mund të mbyllet çdo gjë. Duhet të marrim vetëm një përgjigje dhe siguri nga Wolfsburg…” – u shpreh agjenti i lojtarit. Me Perisic Interi do të kishte një sulm të frikshëm pasi kroati do i bashkangjitej dyshes Icardi-Jovetic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.