Agjenti tregon nëse Hysaj do të kalojë në Barcelonë

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i djathtë shqiptar, Elseid Hysaj është duke u kërkuar nga shumë skuadra të madha dhe thuhej se do të zëvendësohej nga Fabinho i Monacos.

Por, agjenti i tij thotë se Hysaj nuk ka arsye për tu larguar gjatë kësaj vere.

“Elseid ndihet i madh, ai është provuar të jetë një lojtar me cilësi të mëdha në skenën ndërkombëtare”, ka thënë agjenti i tij, Mario Giuffredi për Radio CRC.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

“Fakti që Napoli janë duke kërkuar mbrojtës si Fabinho nuk më mërzit mua, por unë mendoj se në fund do të vijë Gino Peruzzi i Boca Juniors”

“Hysaj është ende i qetë, sepse unë mendoj se ai është i palëvizshëm nga krahu i djathtë. Dua të theksoj se Hysaj nuk është në shitje, ai ka treguar shumë me Napolin dhe ai është i lumtur në këtë qytet. Klubi dëshiron të rishikojë kontratën e tij, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar”, ka përfunduar Giuffredi.

Hysaj ne ndeshjen ndaj Austrisë
Hysaj ne ndeshjen ndaj Austrisë

Me këta deklaratë, agjenti Giuffredi ka minimizuar një kalim të mbrojtësit shqiptar te Barcelona. /Express/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.