Agolli: Berisha është lojtar me përvojë, duhej të shmangej ai karton

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ansi-agolliPas ndeshjes me Izraelin, mbrojtësi dhe kapiteni Ansi Agolli, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se ai karton i portierit Etrit Berisha duhej të shmangej.

“E vështirë të flasësh pas një humbjeje të tillë, megjithatë duhet ta harrojmë këtë ndeshje e të shohim përpara, pasi vetëm kështu mund të përqendrohemi në ndeshjet e tjera. Është një humbje që dhemb përballë një kundërshtari direkt në shtëpi.

Tani që i mendojmë gjërat me qetësi, shumë gjëra duhej t’i kishim bërë ndryshe. Kartoni i parë erdhi si rrjedhojë e lojës, ndërsa kartoni i dytë duhej shmangur, Berisha është një lojtar me përvojë. Megjithatë duhet të shohim përpara.

Në çdo ndeshje duhet i njëjti përqendrim. Kjo e sotmja iku, kemi edhe shumë të tjera përpara. Duhet të jemi pak më cinikë, ta dëgjojmë më shumë trajnerin e të luajmë më fort, edhe me skuadrat e mëdha.”

Ndërsa, në prononcimin për TVSH, dhënë gazetarit Eno Skarço, u shpreh se ishte e pamundur që Shqipëria të reagonte me 9 lojtarë.

“Me dy lojtarë më pak ishte e pamundur të reagoje sepse dukej sikur kishte vetëm lojtarë të Izraelit në fushë. Nuk është keq të ëndërrosh, t’i vesh vetes objektiva dhe të kërkosh më shumë nga vetja, por duhet të jemi më shumë me këmbë në tokë. Nga sa vite kam unë që luaj me Kombëtaren, asnjëherë media nuk është e kënaqur nga Kombëtarja dhe aq më pak sot”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli. /minuta90.com/

ansi-agolli-tvsh

S'KA KOMENTE

Comments are closed.