Agolli: E kishim ëndërruar atë fitore

0
SHPËRNDAJE

AgolliKapiten në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në grupet e Euro 2016. Ansi Agolli nuk ka zhgënjyer me rolin dhe paraqitjet e tij në fushë, megjithatë mbrojtësi i majtë sqaron se Kombëtarja e ka kapitenin e saj.

“Kapiteni i Skuadrës është Loriku. Ai është një lider. Dua ta falënderoj sepse, pavarësisht se nuk luajti na ka dhënë shumë mbështetje morale. Nuk i fsheh emocionet e dy ndeshjeve që kam qenë kapiten, pasi ka qenë përgjegjësi mjaft e madhe. Por, kemi një skuadër me djem mjaft të mirë që ia kanë bërë punën  të lehtë trajnerit dhe mua kur mbaja shiritin.

Mbajtja e shiritit ka qenë mjaft emocionuese. Jam edhe tip që i ndjej këto gjëra. Por, falë eksperiencës ndërkombëtare jam munduar ta përballoj me sukses dhe shpresoj t’ia kem dalë.”

Agolli foli edhe për pritjen e Shqipërisë, me skuadrën që shpreson ta ndihmojë fati për tu kualifikuar nga grupi.

“Pas një ngarkese të mjaftueshme në këto 8 ditë me tre ndeshje, dje patëm një diitë pushimi të merituar. Morali i skuadrës është mjaft i lart. Po presim me padurim çfarë do të ndodhë. Shpresojmë të kemi fat, të luajmë edhe një ndeshje tjetër dhe të paraqitemi sa më mirë. Pas dy ndeshjeve të para pa fat, shpresoj shumë që do të kemi fatin të luajmë edhe një ndeshje në Francë. E meritojmë me atë që kemi treguar në këto tre ndeshje të grupit.”

Pas fitores me Rumaninë, Ansi Agolli puthi fushën. Një moment i ëndërruar, jo vetëm për të dhe kuqezinjtë e tjerë, por për të gjithë shqiptarët.

“Pas fitores me Rumaninë, u ule dhe puthe fushën? Ai ishte një moment çlirimi, nga stresi, emocionet. Ishte një moment që kisha kohë që e prisja: mund të them vite, por edhe këto javë që jemi stërvitur bashkë. E kishim ëndërruar atë moment.

Kur ndodhet në fushë, çdo lojtar ka ritet e tij. Përjashtim nuk bën as Ansi Agolli, që duke luajtur në një turne madhor ka realizuar ëndrrën e të atit.

“Secili ka dedikimet e veta, unë kam të miat. Mendoj se është më mirë ti mbaj për vete. Ai më sheh edhe kur luaj edhe në këto momente kur flasim. U realizua ëndrra e babait? Padyshim. ishte ëndrra e tij të më shihte duke luajtur dhe besoj se iu realizua edhe dëshira.”

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.