Agolli është me tifozët: Trajtim jo i drejtë

0
SHPËRNDAJE

tifoezria-kuqezi-ultra-ne-zvicer-shqiperi-2-0Një cështje e rëndësisë madhore jashtë së cilës nuk mund të qëndronte dhe kapiteni i Kombëtares. Ansi Agolli rreshtohet përkrah tifozëve kuqezi për sa i përket trajtimit të pamerituar që ju rezervua nga Forcat e Rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Nëpërmjet një komunikimi në profilin e tij në Facebook, kapiteni e nis me një farë ndjese në lidhje me rezultatin e asaj sfidë, duke pranuar që në skuadër nevojitet reflektim dhe ka nevojë që të gjithë të punojnë për të sjellë paraqitje më të mira në ndeshjet e radhës. Megjithatë thelbi ka të bëjë me trajtimin ndaj Tifozëve Kuqezi që së fundmi deklarun se do të bojkotojnë kombëtaren në ndeshjet brenda si pasojë e terrorit policor që ju nënshtruan gjatë sfidës me Izraelin. Agolli shprehet se masat ekstreme të sigurisë krijuan tension të tepruar e madje me shprehjen se këto masa “Vështirësuan jetën dhe lojën për të gjithë ne”, lë të kuptohet se klima e pazakontë pati ndikimin e saj edhe te futbollistët e kombëtares. Një trajtim i pakuptimtë ky i tifozëve nga forcat e rendit sipas Agollit që shkon madje edhe më tej kur kujton se siguria në stadium nuk mund të realizohet në shkelje të të drejtave themelore të njeritu, sic është padyshim Lëvizja e Lirë, duke sjellë në vëmendje rastin e ndalimit të Shvercerave që nuk u lejuan nga forcat e rendit të kalojnë kufirin me Shqipërinë për të ndjekur ndeshjen. Në fund kapiteni kuqezi e mbyll komunikatën e tij me urimin që tifozët kuqezi të rikthehen në stadium, pasi kombëtarja luan për ta.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.