Agolli, fitore me skenar ‘Hollivudi’

0
SHPËRNDAJE
Loading...

agolliKa qenë një fitore tejet dramatike dhe e tensionuar ajo e Karabakh ndaj Qabala, rivalit të vetëm këtë vit për titullin kampion të Azerbajxhanit. Një sfide tepër e nxehtë ku nuk kanë munguar kartonët e verdhë dhe ata të kuq. Ansi Agolli luajti 90 minuta këtë ndeshje në të cilën ekipi mik kaloi në avantazh por tre minuta para fundit ishte braziliani Richard që barazoi nga penalltia dhe në minutën e katërt shtesë, afrikano-jugori Ndlovu shënoi golin e fitores, 2-1. Karabakh shkëputet tre pikë para Qabala që e ndjek me 28 pikë gjithsej pas 13 javëve të para.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.