Agolli hipotekon kualifikimin europian që në Zvicër (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

ansiFitore të rëndësishme në Europa League ka arritur me skuadrën e tij gjatë mbrëmjes së sotme edhe një tjetër shqiptar, si Ansi Agolli. Karabaku i mbrojtësi anësor kuqezi ka dalë me një sukses të vyer në transfertë, me zviceranët e Young Boys. Në këtë mënyrë, pas vetëm një jave, kampionët e Azerbaixhanit duhet që në fushën e tyre, thjesht të arrijnë të administrojnë avantazhin që solli super goli i Almeidas në minutën e 67-të. Agolli, i cili ishte i freskët për faktin se ishte kursyer nga trajneri në sfidën e fundit të kampionatit azer, luajti gjatë të gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje konstante dhe fatmirësisht duke shmangur ndonjë ndëshkim me karton të verdhë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.