Agolli: Qëndrim me këmbë në tokë, kështu ecet përpara

0
SHPËRNDAJE

ansiAnsi Agolli është i vetëdijshëm për rëndësinë e përballjes që e pret Shqipërinë, të premten në Danimarkë. Megjjithatë nuk ësht se i bën shumë përshtypje: “Sigurisht që tifozeria pret gjithmonë shumë nga skuadra Kombëtare. Eshte mjaft e ndjeshme, por ne mundohemi të bëjmë punën tonë, pa u ndikuar shumë. Duke qendruar me këmbë në tokë, duke dëgjuar këshillat e trajnerit. Vetëm kështu mund të ecim përpara”, ka deklaruar mbrojtësi anësor, i cili tashmë është një nga më veteranët te kuqezinjtë.
Ndërkohë që ish-futbollisti i Tiranës shfaqet fare pa frikë edhe në lidhje me presionin, në të cilin duket se qëndron Kombëtarja, para sfidave të rëndësishme, si ajo me danezët: “Presioni ka ekzistuar gjithmonë te Kombëtarja. Sidomos para ndeshjeve e ndiejmë shumë, por mundohemi të qendrojmë sa më larg, sepse nganjëherë nuk është i dobishëm. Kështu e kemi përgatitur edhe këtë sfidë me Danimarkën, që na mbetet veçse ta finalizojmë me sukses”, ka përfunduar Agolli, lojtar që ka qenë fiks në formacionin e Shqipërisë gjatë ndeshjeve të fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.