Agolli sfidon Selltikun: Luftë, deri në grahmën e fundit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ansi Agolli nuk i frikësohet Selltikut, kundërshtar të cilin është gati ta përballojë hapur me Karabakun. Anësori i Kombëtares shqiptare mendon se skuadra e tij nuk ka asgjë për të humbur, kur të përballet të mërkurën në Baku me kampionët skocezë në ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e tretë të Champions League. Selltik fitoi 1-0 takimin e kësaj mesjave, falë golit të Boyata. I vetmi peng i Agollit është që skuadra e tij nuk arriti të shënonte të paktën një gol në transfertë. Gjithsesi beson se skuadra e tij ka ende shanse të mira: “I gjithë presioni tani është mbi Selltikun – ka deklaruar 32-vjeçari për “Mail on Sunday” -. Kemi shumë respekt për ata, por tashmë nuk kemi asgjë për të humbur. Do të zbresim në fushë për të luajtur mundësitë tona. Nuk ndihemi të sresuar. Unë dua të futem në fushë, për të shijuar lojën”.

ansi

Agolli, gjate ndeshjes se pare me Selltikun
Përsa i takon mënyrës së lojës që duhet të përshtasë Karabaku, mbrojtësi shpjegon: “Nuk duhet aspak të pësojmë gol në Baku, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje, sepse pastaj do të thotë që duhet të shënojmë tre herë. Sidoqoftë, gjithçka është ende e hapur për momentin. Selltiku ka avantazhin e një goli, por ne do të luftojmë deri në minutën e fundit nëse do të jetë e nevojshme. Kemi detyrën të bëjmë maksimumin përpara fansave tanë”.

Mediat skoceze kanë evidentuar ndër të tjera faktin Karabaku, gjatë sezonit të kaluar ishte skuadra e parë aze që fitoi një ndeshje në grupet e Europa League, pikërisht ndaj ukrainasve të Dnipros, që më pas ishin finalistë të kompeticionit. “Paraqitja e skuadrës tonë në Europë gjatë sezonit të kaluar nuk është surprizë për mua – ka shtuar Agolli -. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe e kuptojmë detyrën tonë në fushë. E dimë gjithashtu sesi trajneri dëshiron të luajmë”, ka përfunduar Agolli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.