Agolli “zbret” në Europa League, rigjen përballjen me të kaluarën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ansiAnsi Agolli, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi dhe i Karabakut në kampionatin e Azerbaixhanit, ka folur mbi kundërshtarin që pret kampionët azerë në përballjen e Europa League, pas shortit të hedhur sot. Bëhet fjalë për Young Boys, që Ansi e njeh mirë, pasi është ndeshur me këtë skuadër në të kaluarën: “Po, kam luajtur në Zvicër për dy vjet, por unë do të thoja se Young Boys është një klub i madh dhe rival serioz – ka deklaruar Agolli për mediat azere -. Ndonëse tani unë nuk mund të them se ata po bëjnë një paraqitje të mirë në kampionat Gjithsesi, sipas mendimit tim, shanset e ekipeve janë të barabartë. Unë do të përpiqem që ta dërgoj Karabakun drejt suksesit, duke dhënë kontributin tim, si gjithmonë”, ka përfunduar mbrojtësi, skuadra e të cilit u eliminua prej Selltikut në turin e tretë të Champions, nga ku ka zbritur për të luajtur në fazën e “Play-off”-it të Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.