Agolli “zhgënjen” Tiranën, edhe 1 vit me Karabakun

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ansi Agolli

Katër tituj radhazi nuk mjaftojnë. Karabak ka ende synime maksimale në Azerbajxhan dhe ende pa mbaruar festën për shpalljen kampion për të katërtën herë radhazi, ka nisur punën për edicionin e ardhshëm. Një prej objektivave është i qartë: blindimi i elementeve kryesorë të skuadrës për vazhdimësinë. Mediat azere bëjnë me dije që i pari në listën është kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Skuadra azere kërkon që të ketë në radhët e saj ende mbrojtësin këmbëmajtë shqiptar, si një nga elementet e formacionit bazë.

SITUATA – Karabak u shpall kampione kur duhen edhe dy javë për t’u mbyllur kampionati. Drejtuesit dhe stafi i klubit kanë nisur bisedimet me Ansi Agollin për të rinovuar qëndrimin e tij në këtë skuadër. Objektivat e klubit dhe ato të lojtarit janë ende të përbashkët: Dëshira për të qëndruar në nivelet maksimale, jo vetëm në kampionatin vendas, por sidomos edhe në arenën europiane. Në dek- laratën e dhënë për “Panorama Sport” pak ditë më parë, Agolli vinte theksin te fryma e grupit në këtë skuadër. Gjithashtu një nga dëshirat dhe objektivat kryesorë për të cilën ai dhe klubi do të punonin është arritja e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Për këtë, drejtuesit janë të predispozuar të plotësojnë si duhet kërkesat e lojtarëve aktualë si dhe që të bëjnë të mundur ndërtimin e ekipit në kohë, që Champions-i të bëhet realitet.

AGOLLI – Vetë mbrojtësi sallaks ka ende objektiva personalë dhe dëshirë për të qëndruar në nivelet maksimale të futbollit europian. Nëse pak kohë më parë, deklarata e
tij ku shprehte dëshirën për të mbyllur karrierën me fanellën e zemrës, Tiranën, është pritur me
shumë dëshirë nga familja bardheblu, realizimi i saj kërkon ende kohë për t’u realizuar. Zhgënjim
momental sepse Karabak do të bëjë çmos për të bindur mbrojtësin të qëndrojë edhe për një vit. E ardhmja… kurrsesi tjetër veçse bardheblu. Kjo, në bazë të dëshirave të deklaruara prej kohësh nga futbollisti që e ka pranuar me krenari kurdoherë skuadrën ku ka hedhur hapat e parë prej profesionisti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.