Agostineli i pari…edhe në kritika

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Skënderbeut ndodhet në vendin e parë të Kategorisë Superiore. Por kritikat për lojën e treguar së fundmi nuk ndalen, e në qendër të vëmendjes të specialistëve të ndryshëm ndodht Agostineli, trajneri italian i kampionëve në fuqi.

Bledar Devolli teksa ishte ndihmës trajner i Partizanit
Bledar Devolli teksa ishte ndihmës trajner i Partizanit

Në studiot televizive është e vështirë të gjesh një mendim pozitiv për italianin, edhe pse ndodhet i pari. Në “Oran Skaner” ishte traneri i Kamzës Bledar Devolli që e “breshëroj” teknikun kuqebardhë: “Për mua ky trajner është aspak cilësor. Por për presidentët shqiptarë mjafton të kesh pasaportë italiane dhe je një trajner i mirë. Ai humbi titullin vjet me Partizanin, pasi ndryshoi mënyrën e lojës dhe kjo solli probleme. Ndërkohë që tek Skënderbeu sërish ka ndryshuar dhe duken problemet. Ai është një aktor që mundohet të ruaj vendin e tij, teksa më përpara se të mbaroj loja vrapon tek tifozët.”Agostineli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.