Agostineli, “sëmundja” e Salihit dhe Skënderbeut?

1
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi Hamdi Salihi, po kalon prej kohësh një moment negativ në rradhët e Skënderbeut. Por problemi i Skënderbeut nuk qëndron vetëm tek bomberi shkodran. Skuadra në përgjithesi nuk bind dhe një luhatje të tillë, pavarësisht se kësaj radhe pati një fund pozitiv, trajneri italian e ka patur edhe në rradhët e Partizanit në gjysmën e sezonit të shkuar.image-337

Ekipi kampion në fuqi i ka mësuar syrin cdo tifozi me lojën e tij të bukur, me zotërimin e topit, me krijimin e shumë rasteve për gola, por që tani duket një Skënderbe aspak i bukur dhe më tepër se gjjithkush, këtë e tregojnë jo vetëm rezultatet dhe vështiresia për të arritur në fitore, por edhe komentet e personave që e njohin nga afër skuadrën.

Kapiteni (kështu vazhdojmë të quajmë) Bledi Shkëmbi në analizat e tij në SuperSport e ka evidentuar Agostinelin si problemin e skuadrës, pra me drejtimin e tij sipas Shkëmbit skuadra lë shumë për të dëshiruar. Mbase në veshin e dikujt që e ka zgjedhur në iniciativën e tij italianin, dicka e tillë nuk tingëllon mirë, por ja që loja dhe rezultatet janë kundër Agostinelit. Sado që të mundohen ta pëkrahin apo ti mbajnë krahun, futbolli është një peshore që me kohën nuk gabon.

Pas ndeshjes në intervistën e rradhës në SuperSport, Agostineli një herë ia vendoste fajin terrenit (a thua ndeshjet e kaluara në 6 kampionatet e fituara korcarët i zhvillonin në “San Siro”) dhe tek sa pyetej se pse Salihi s’po shënon, fajin e kishte kundërshtari, sepse luante me 5 mbrojtës!

Në sezonet e shkuara, në drejtimin e Mirel Josës, kur Salihi griste rregullisht rrjetat kundërshtare, mos vallë ekipet e tjera luanin ndaj Skënderbeut totalisht në sulm? Dihet se të marrësh një pikë në Korcë është gjithnjë sukses dhe pak a shumë strategjia e cdo ekipi udhëtëtues atje është gjithmonë me lojë mbrojtëse.

Por Agostineli që kërkon të fshihet pas gishtit, një gjë të tillë mund ta bëjë edhe për pak kohë, sepse presidenti Takaj ia ka dhënë një shans të dytë, e nëse vazhdon në këto ritme sigurisht që njëshi i klubit kuqebardhë s’mund të shikojë skuadrën dhe investimet e tij të shkojnë për “lumë” dhe të dëgjojë cdo post-sfidë arsyetimet e italianit.

Tashmë rasti Salihi, duke iu bashkuar edhe rezultatet e loja jo bindëse e kampionëve të Shqipërisë, janë tregues të qartë se dicka nuk po shkon tek Skënderbeu!

1 KOMENT

  1. Po pse mor zoteri nuk e kuptoni se Salihi me gjithe Skenderbeun jane te mbaruar ,mos eshte faji i Agostinelit,apo po i beni gati vendin trajnerit te ri si ja futen Sormanit tek partizoni.

Comments are closed.