Agostineli vs Josa, sfida brenda sfidës

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja midis Skënderbeut dhe Tiranës pritet të jetë edhe më e ndjekura e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat në fjalë nuk po kalojnë një moment të mirë. Skënderbeu ka vështirësi të gjejë rrugën e golit, ndërkohë që në krahun tjetër edhe Tirana po kalon një moment “jo”. Humbja në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe barazimi në shtëpi me Korabin, kanë futur në krizë bardheblutë.josa

Problemet respektive të skuadrave sigurisht përqendrohen edhe tek trajnerët. Andrea Agostineli është në fokusin e rezultateve jo si pas pritshmërive në rradhët e kampionëve. Italianit i duhet patjetër fitore pasi cdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjim, teksa edhe Kukësi vazhdon shkëputjen në vendin e parë. Padyshim cdo rezultat tjetër vec fitores e vështirëson shumë vazhdimësin e tij tek Skënderbeu, pavarësisht se deri tani klubi ka treguar besim ndaj trajnerit. Por edhe besimi e ka një kufi.

Mirel Josa e mori skuadrën dhe pas një seri rezultatesh pozitive, dy hapat fals në ndeshjet e fundit kanë lëkundur pak pozicionin e tij në rradhët e bardhebluve. Tashmë ai kërkon rezultat pozitiv në Korcë jo vetëm për skuadrën e tij, por sa do që mund të mos e pranoj, “inati” dhe egoja ndaj ish-skuadrës së tij me të cilën fitoj disa tituj rradhazi, ekziston.

Tashmë sfida Skënderbeu – Tirana ka edhe një sfide brenda saj, e cila mban dy emra, Agostineli dhe Josa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.