Agostinelli: “Diferencën e bëri shpirti i garës”

0
SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli/ “Duhet të vazhdojmë kështu deri në përfundim të kampionatit. Dua të përgëzoj skuadrën për lojën fantastike që zhvilloi dhe për pasojë nuk i la asgjë në fushë rivalëve. Kjo nuk ishte fitorja ime më e lehtë në derbi. Zhvilluam një ndeshje fantastike dhe mund ta kishim shënuar edhe golin e tretë që. Të gjithë lojtarët realizuan një ndeshje të madhe. E përgatitëm mirë sfidën dhe diferencën në derbin e sotëm e bëri shpirti që tregoi skuadra në fushë. Këtë shpirt të lartë gare duhet t’a shfaqim në çdo ndeshje. Duhet të luajmë gjithmonë me të njëjtin shpirt si sot”, ishin fjalët e Andrea Agostinellit për SuperSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.