Agostinelli: “Duhet punë për të mbajtur ritmin e Skënderbeut”

0
SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli/ “Arritëm një fitore tepër të rëndësishme, por për të ruajtur ritmin e kryesuesve të Skënderbeut duhet të fitojmë kudo që të jetë e mundur edhe në fusha të tilla që janë tepër të vështira. Dua të komplimentoj ekipin e Teutës pasi luajti një takim mjaft të mirë dhe na vuri në vështirësi të mëdha. Ata luajtën shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ishim ne ata që e shtuam presionin sepse donim me patjetër fitoren, ndërsa kundërshtari ndoshta ra pak fizikisht. Ne duam të fitojmë sa të mundemi dhe të shkojmë në Korçë të paktën 3 pikë pas në renditje dhe pastaj të shohim. Përgatitja pas ndeshjes kundër Skënderbeut nuk ka qenë e lehtë, sepse lojtarët ishin mjaft të rënduar psikologjikisht, por në këtë drejtim kemi punuar shumë, ndaj edhe fitorja në Durrës ka vlerë të madhe”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Partizanit për kamerat e SuperSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.