Agostinelli: “Fitore e madhe, tani tifo për Tiranën”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli/ “Ishte një fitore e madhe që për momentin na ngjit në krye të renditjes për momentin, por kjo gjë nuk ka shumë rëndësi tani. Jam tepër i kënaqur për fitoren dhe për ndeshjen e mrekullueshme që zhvilluam, pasi të vish në këtë fushë dhe të fitosh duke luajtur me 1 lojtar më pak për një pjesë loje ndaj këtij kundërshtari, është tepër e vështirë. Sot natyrisht jam tifoz me Tiranën, por duhet të bëjmë më parë detyrën tonë dhe më pas të shohim. Kush shënon gjatë fundit ka gjithnjë fat, por ne e kërkuam golin me ngulm gjatë gjithë kohës duke marrë atë që dëshironim aq shumë në këtë përballje”, ishin fjalët e trajnerit të Partizanit për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.