Agostinelli: Jam shumë i mërzitur, penalltia ishte e pastër

0
SHPËRNDAJE

andrea-agostinelliAndrea Agostinelli, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, u pa se episodi i penalltisë, ka nervozuar jashtë mase trajnerin e Skënderbeut, i cili në reagimin e para pas ndeshjes së mbyllur pa gola në Gjirokastër, foli pikërisht për këtë çast të dyshimtë.

“Më falni nëse dukem i mërzitur por kjo është një penallti që është gati një gjysmë kartoni i kuq gjithashtu. E kotë të flas. Unë dua që të më japin atë që më takon. Kjo është e bujshme”

“Më vjen keq se duhet të them, kur janë kritikat, i mirëpres nëse luajmë keq, edhe kur fitojmë. Nëse më thuhen vetëm pyetje negative, nëse e keni me Skënderbeun, ndajeni mendjen. Nuk është e mundur të bëhet kështu, dallohej qartë se cila skuadër në këtë ndeshje ishte skuadra më e mirë.

Dua që skuadrës t’i jepet ajo që i takon, kur luhet keq të thuhet. Por kur luhet në ndeshje të tilla që e dominojmë, duhet thënë gjithashtu. Çfarë pres në janar? Të shohim. Ka ende ndeshje. Unë jam gjithmonë në diskutim ndaj deri në janar…”

“Më falni për nervozizmin. Duhet ta kuptoni që kur mbarojnë ndeshjet kemi adrenalinë, shpesh përmbahemi, ka raste që shpërthejmë. Kur vij këtu të bëj intervistën dhe shoh atë penallti në monitor… duhet të më kuptoni nervozizmin”

“Unë mendoj se ne kemi filluar 15 minuta jo mirë, pastaj morëm ndeshjen në dorë dhe krijuam lojë. Ndeshja u dominua nga ne. Përveç këtij episodi të penalltisë, ishin edhe 2-3 raste. Por për të fituar ndeshjen duhen bërë gola, ne jemi skuadra e vetme që erdhëm këtu e dominuam dhe krijuam raste. Na hoqën një penallti të bujshme. Por topin duhet ta futësh brenda për të fituar.

Nuk është se të gjithë duhet të luajnë shumë bukur, mendoj se sot nga ekipi ishin pak lojtarë që gabuan. Unë jam i kënaqur me djemtë. E përsëris, nuk flas për të veçantët, mendoj se skuadra duhet vlerësuar për atë që bëri”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.