Agostinelli: Jemi të qetë, duam pikët maksimale ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

image

Skënderbeu mendon vetëm për futbollin në fushë. Andrea Agostinelli në një situatë jo të lehtë për klubin dhe skuadrën, përpiqet të largoje presionin në prag të përballjes me Teutën duke transmetuar qetësi sidomos pas zhvillimeve të fundit problematike me UEFA. Trajneri i “Ujqërve të Dëborës” në konferencën për shtyp, një ditë përpara ndeshjes me Teutën theksoi se ekipi i tij mendon vetëm për rezultatet dhe problemet e klubit nuk duhet të ndikojnë te lojtarët e tij.

“I kam lexuar gazetat sot në mëngjes dhe pavarësisht se nuk kuptoj shqip mësova që ka të bëjë me një problem me UEFA. Por mua dhe ekipit nuk na takon të mendojmë për këtë gjë, por të përqëndrohemi vetëm në rezultatet e fushës. Për momentin skuadra nuk ka nevojë të shpërqëndrohet ndaj ne ruajmë qetësinë dhe kërkojnë të bëjmë atë që na kërkohet, marrjen e rezultatit”.

Kundërshtari i radhës është Teuta, një rival i vështirë që i ka hapur jo pak probleme në të kaluarën, prandaj Agostinelli kërkon përqëndrim maksimal aq më tepër që dhe mungesat janë të shumta te formacioni I tij.

“Teuta ka një trajner të mirë si Magani dhe për momentin duket se po bëjnë mirë, ndaj besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne nuk kënaqemi megjithatë vetëm me një pikë dhe në fushë zbresim vetëm për të fituar, pavarësisht se jemi pa 90% të mbrojtjes, për shkak se Osmani ka probleme familjare dhe gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mia, ndërsa Radas dhe Mici janë të skualifikuar.”

Problemi kryesor i Skënderbeut në këto javë është fitorja por dhe gjetja e golit pas dy barazimeve radhazi pa shënuar, në një kampionat ku për trajnerin Agostinelli ekipet po shfaqen shumë të organizuara.

“Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar, duke ruajtur ato gjëra të mira që kemi bërë kohët e fundit dhe duke përmirësuar ato gjëra që na mungojnë, siç është shënimi i golit. Në fakt, goli është e vetmja gjë që na mungon, por në këtë kampionat nuk ka problem me golin vetëm Skënderbeu por të gjithë, pasi ekipet janë shumë të organizuara dhe nuk të lënë të arrish lehtë te goli”.

Hamdi Salihi është bllokuar në ndeshjet e fundit por për trajnerin Agostinelli momente si këto çdo sulmues i kalon.

“Loja e sulmuesit Salihi në ndeshjet e fundit më ka pëlqyer, pavarësisht ndonjë gabimi. Për të është një moment disi i pafat, por ai e di shumë mirë që një sulmues ka nevojë për golin dhe jam i sigurtë se do të shënojë dhe do të arrijë të çlirohet. Me përvojën që ka Salihi do ta kalojë këtë moment të vështirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.