Agostinelli: “Jemi të qetë, është momenti ynë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli/Jam tepër i kënaqur pasi morëm 3 pikë shumë të rëndësishme. Nuk ishte aspak e lehtë pasi vuajtëm në pjesën e parë ndaj Vllaznisë që u mbrojt mjaft mirë, por në pjesën e dytë goli dhe disa ndryshime taktike nga ne sollën qetësinë. Kemi patur shumë presion pas asaj që ndodhi në ndeshjen Skënderbeu – Tërbuni, teksa lojtarët tanë nuk ishin të qetë por unë i thashë që të ruanin qetësinë dhe të prisnin momentin e duhur për të shënuar. Nuk mendoj se bëmë ndonjë gjë të madhe duke u afruar me Skëndebeun, pasi ne duhet të jemi aty për të mbërritur në Korçë për të bërë një finale dhe më pas të fitojë kush t’a meritojë. Përsa i përket krahëve, çdo skuadër ka pikat e dobëta dhe të forta. Fejzullahi sulmon vazhdimisht dhe unë nuk mund t’a ndal, ndërsa Kalari nuk e bën të njëjtën gjë. Përsa i përket Veliut, ai është në formë të plotë”, ishin fjalët e Agostinellit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.