Agostinelli merr frymë i qetë, ndaj Laçit nuk ka pse improvizon në mbrojtje

0
SHPËRNDAJE

15203307_1186704191367300_3170158419606660447_nImprovizimi i prapavijës së Skënderbeut me qendërmbrojtësin Bajram Jashanica në krahun e djathtë do të marrë fund në këtë fundjavë. Kristi Vangjeli, i cili u dëmtua në sfidën ndaj Partizanit, do të jetë përsëri në dispozicion të trajnerit Andrea Agostinelli.

Mungesa e Vangjelit bëri që trajneri të bënte disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij, por loja e ekipit, sidomos në fazën ofensive la shumë për të dëshiruar, pasi askush nuk jepte një kontribut të njëjtë me mbrojtësin, një nga elementët me më shumë eksperiencë në këtë klub.

Por Vangjeli i është bashkuar dje në stërvitje rregullisht pjesës tjetër të ekipit dhe pritet të jetë në formacion për takimin kundër Laçit, shumë i rëndësishëm për skuadrën korçare që ka si synim të vazhdojë serinë e fitoreve për të mbajtur vendin e parë në klasifikim.

Sakaq, përveç kësaj një tjetër lajm interesant ka të bëjë edhe me rikthimin e tifozërisë ndaj Tiranës.

Skuadra e Skënderbeut është e dënuar nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë katër ndeshjë në “shtëpi” pa praninë e tifozëve.

Shkak për këtë gjë u bënë disa parulla të palejuara të tifozëve korçarë në ndeshjen Partizani–Skënderbeu e luajtur në “Elbasan Arena”.

Kur ka kaluar vetëm një ndeshje nga ky dënim, drejtuesit e klubit kampion po mendojnë për rikthimin e tyre në një ndeshje tepër të rëndësishme, pikërisht atë ndaj Tiranës.

Kur të vijë koha për t’u luajtur kjo përballje, korçarët do të kenë shlyer vetëm gjysmën e dënimit, por sipas ligjeve të FSHF gjysma tjetër mund të konvertohet edhe në gjobë.

Edhe pse duhen disa javë nga kjo super sfidë mes dy rivalëve, drejtuesit e Skënderbeut duan që të kenë edhe tifozët, që do të jenë padyshim një “armë” më shumë për bardhekuqtë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.