Agostinelli: Ndaj Korabit të detyruar të fitojmë

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është gati. Kampionati rifillon me obligimin për të fituar dhe bindur ndaj Korabit për Agostinellin që nuk ka marrë pikët e plota në asnjë nga ndeshjet e fundit në kampionat. Takaj i ka bërë gjërat të qarta dhe trajneri është gati për të provuar se vlen, skuadra po ashtu.agostineli-610x400

“Skuadra është gati. Kjo pauzë besoj se na ka bërë mirë. Tani ta shohim në fushë. Presidenti kërkon fitoren me cdo kusht? Besoj se ka të drejtë. Këto ditë kam kërkuar të përmirësoj gjendjen fizike si edhe atë taktike. Besoj se jemi gati për një ndeshje të madhe.”

Gishti i akuzës në fakt më shumë se sa për rezultatet është drejtuar nga loja e skuadrës nën drejtimin e tij, ndaj dhe Agostinelli e bën të qartë, kërkon një Skënderbe sulmues.

“Do të luajmë me një skuadër që duhet të shkojë në gjysmëfushën kundërshtare të paktën me 7 lojtarë. Nuk kam frikë nga Korabi, por shumë respekt për të. Gjithsesi une mendoj për skuadrën time dhe ne do të bëjmë detyrën tonë.”

Agostinelli zbulon se po mendon ndryshime në skuadër. Skënderbeut i duhet të bëjë Skënderbeun në fushë, në Kupë trajneri ka provuar të luajë dhe me modulin 4-2-4, një rreshtim që e pranon se i shkon për shtat.

“4-2-4 është një skemë që më pëlqen, por duhet të jenë të gjithë në gjendje të mirë. Jemi skuadër sulmuese por e rëndësishme është të vrapohet shumë, pasi taktika bën pak punë kur ekipi nuk vrapon.”

Vrap, sulm dhe përqëndrim, tensioni është prezent dhe trajneri nuk e fsheh. Do t’i mungojë Vangjeli por kjo nuk mund të përbëjë një alibi, Korabi është i paralajmëruar.

“Korabi vjen i etur për pikë për pozicionin që ka në klasifikim, por edhe ne jemi të irrituar pasi na kanë munguar rezultatet. Duhet bërë kujdes pasi ndryshimi i trajnerit në një skuadër zakonisht dhuron më shumë motivim, por duhet të jemi të zotët vetëm ne, kaq.”

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.