Agostinelli: Nuk e prisnim rezultatin, penalltia e mbylli ndeshjen

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, i ka vendosur fajin episodeve në ndeshjen kundër Kukësit dhe sipas tij, “meritë” të madhe për humbjen e korçarëve kishte sidomos penalltia e Pejiç.

“Ishte një rezultat që nuk e deshëm, nuk e prisnim, është një goditje e rëndë për ne. Por fatkeqësisht ka gjëra për të thënë për ndeshjen”.

“Nuk jemi të kënaqur, në një ndeshje që ka episode, ne jemi mundur me vetëm dy gjuajtje në portë. Ajo e para e Pejiç ishte gabimi ynë, nuk duhej të ndodhte. Ndërsa penalltia e mbylli ndeshjen, fatkeqësisht shumë e diskutueshme. Dy episode vendosën sot”.

“Unë mendoj se ne ishim në kontroll të ndeshjes, e filluam mirë, ishte ndeshje pa emocione të mëdha, por është normale me dy skuadra kryesuese. Por episodi ndryshoi gjithçka dhe në 10 minuta na hodhi në tokë. Ishim mirë, po presonim, në futboll ndodhin këto gjëra. Më kujtohen vetëm dy gjuajtjet e golave të Kukësit gjatë të gjithë ndeshjes, nuk di a bëri të tjera. Nëse nuk bën gol dhe nuk e rikuperon… pastaj kjo penallti na vrau”.

“Sigurisht që mund të bëjmë diçka në janar. Por sot nuk është dita për të bërë këtë diskutim. Është e qartë se erdhëm për të bërë një ndeshje të rëndësishme, episodet na vunë në vështirësi. Pastaj ne krijuam dhe kur topi nuk hyn në rrjetë, penalltia është shumë vendimtare. Fatkeqësisht futbolli është i tillë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.