Agostinelli: Po na mungojnë golat, por jam i kënaqur nga ekipi

0
SHPËRNDAJE

andrea-agostinelliTrajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh mjaft i kënaqur me ekipin e tij për paraqitjen e bërë në fushën e lojës, edhe pse munguan golat. Gjëja më pozitive për trajnerin sot ishte gjendja e mirë fizike që tregoi skuadra.

“Ndeshja? Është e vërtetë që na mungojnë golat, por ndeshjen e dominuam komplet. Këtë e tregojnë dhe statistikat, si për shembull kornet që ishin 14-0 në favorin tonë. Jam shumë i kënaqur nga ekipi.”

“Kreu i klasifikimit? Nuk më intereson shumë se çfarë bëjnë ekipet e tjera. Mua më intereson ekipi im dhe sot e pashë fizikisht mjaft mirë, diçka ku kemi vuajtur më parë.”

“Krosimet në zonë? Problemin e krosimeve e pamë dhe në ndeshjen e javës së kaluar. Punuam shumë këtë javë për ta përmirësuar, por është e vështirë me këtë modul. Do ishte e mira të kishim më shumë krosa sepse do u jepnim më shumë mundësi sulmuesve të shënonin.”

“Ankth në skuadër? Ankthi nuk e di nga se vjen por është normale kur nuk bëhet goli pas shumë gjuajtjesh. Në një situatë të tillë bëhet gjithnjë më e vështirë, por rëndësi ka që në ndeshjen e sotme në përgjithësi ekipi u paraqit shumë mirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.