Agostinelli: Problemi i golit i përkohshëm, na mungon një penallti

0
SHPËRNDAJE

andrea-agostinelliTrajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u kap sërish me gjyqtarin Jemini pas ndeshjes ndaj Teutës, teksa shprehet se i mungon sërish një penallti.

“Skuadra nuk po zhbllokohet, pse? Sepse topi nuk futet në rrjetë. Mendoj se është një problem i përkohshëm, nuk kam çfarë t’u them djemve, që edhe sot krijuan shumë raste, 8-9 raste për gol. Më vjen keq, aq më shumë që po shoh që Salihi meritonte një penallti. Nuk di çfarë të them, ishte një ndeshje ku duhet të shënosh, por edhe mund të humbisnim. Është një moment jo për ne.”

“Çfarë u kam thënë lojtarëve në dhomat e zhveshjes? Nuk kam çfarë t’u them shumë, i përgëzova. U kam thënë të vazhdojnë të luajnë kështu, sot kishin më shumë vazhdimësi se në ndeshjet e shkuara, por duhet futur topi në rrjetë. Do të vazhdojmë të punojmë, e kam thënë që është çështje momenti, por edhe cilësie.”

“Problem psikologjik? Edhe mundet, mund të jetë psikologjike. Në fakt, luajtëm mirë, mbrojtëm shumë mirë, krijuam lojë dhe raste. Sulmuesit, si Salihi apo edhe Adeniyi, po gabojnë raste, nuk kemi fat, edhe gjyqtarët na ndëshkojnë. Kjo është pjesë e lojës, nuk kemi çfarë bëjmë.”

”Trajner në aspektin psikologjik? Nuk do thoja ashtu. Ndoshta duhemi përforcuar. Duhet kujtuar se problemin e golit e kemi ne, por edhe skuadrat e tjera. Nga rivalët tanë vetëm Kukësi ka shënuar më shumë. Unë nuk mund t’i kërkoj më shumë se kaq skuadrën, sepse po krijojmë lojë e raste. Më shqetësuese do ishte situata nëse nuk do krijonim raste. Nuk dua të bëj polemika, por në Gjirokastër dhe sot nuk na u dhanë dy penallti dhe gjyqtarët kanë gabuar, përtej respektit që kam për ta. E vërteta është që nëse nuk shënon gol, nuk fiton”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.