Agostinelli teston grupin e lojtarëve

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Partizanit vijon me intensitet të plotë përgatitjet në prag të rifillimit të kampionatit që përkon edhe me fazën e katërt të Kategorisë Superiore. Në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” ndryshe nga ditët e tjera sot trajneri Agostineli ka preferuar të testojë me një ndeshje kontrolli brenda grupit , për të testuar edhe më mirë gjendjen fizike të lojtarëve. Të pranishëm sot në grupim nuk kanë qenë: Trashi, Sukaj dhe Fejzullahi.

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Ndërkohë që vijojnë të mbeten jasht skuadrës edhe përfaqësuesit kuqezi Kapiteni Hoxha, Bardhi dhe Fili. Gjithashtu me leje nga klubi vijon të jetë edhe mesfushori Felipe Gomez, i cili si pasojë e skualifikimit me kartonë nuk do të mund të jetë në shërbim të skuadrës për trasfertën ndaj Laçit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.