Agostinelli: “Tiranën e mposht për tifozët”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Partizanit, Andrea Agostinelli ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme. Tekniku italian i të kuqve u shpreh se në këtë përballje kërkon vetëm fitore për tifozërinë pasi e kanë zhgënjyer në ndeshjet e fundit. Po ashtu ai theksoi faktin se skuadra që drejton gëzon një formë shumë të mirë. Ja deklarata e plotë e Agostinellit.

Andrea Agostinelli dhe Olsi Ranxhi
Andrea Agostinelli dhe Olsi Ranxhi

Dua t’ju them që jemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishmë siç është Derbi kryeqytetit. Sigurisht duam ta fitojmë këtë takim, sepse në lojë nuk janë vetëm 3 pikët që vlejnë, por kjo fitore vlen më shumë për tifozerinë tonë. Kemi bërë disa gabime, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit , edhe pse në disa përballje rezultatet, janë kushtëzuar edhe prej disa episodeve të ndodhura në ndeshje, megjithatë jemi disi një hap prapa nga Skënderbeu në për luftën për titull. Në ndeshjet derbi të gjitha skuadrat janë nën presion, po ashtu edhe lojtarët. Këtë derbi duhet ta përgatisim dhe nga ana psikologjike, dhe lojtarët duhet të jenë të përqendruar maksimalisht. Edhe Tirana kërkon ta fitojë këtë derbi duke e ditur rëndësinë që ka kjo përballje, por unë shpresoj që skuadra të vijojë ecurinë pozitive në përballjet derbi.”

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

“Sigurisht, gjithmonë kur humbet një derbi, traineri humbës kryqëzohet. Është traineri ai që e përgatit gjatë gjithë javës skuadrën, dhe në fund janë lojtarët ata që do të japin provimin ditën e ndeshjes. Të premten do të shihni vendosjen e skuadrës në fushë , por mendoj që skuadra ime ndeshjet e fundit nuk ka pësuar shumë, dhe ka zhvilluar ndeshje ku ka krijuar shumë raste goli, edhe pse na ka munguar finalizimi. Përsa i përket fazës sulmuese, ka ardhur duke u përmirësuar. Është e vërtët që sulmuesit tanë Racic dhe Sukaj nuk kanë konkretizuar më së miri rastet që i janë paraqitur, por nqs do kërkonim një skuadër vërtet kompetitive, golat duhet të vinë dhe nga mesfushorët. Për këtë takim kam grumbulluar 21 lojtarë dhe të gjithë duhet ta ndjejnë veten si titullarë.”

“Kjo ndeshje nuk është deçizive për titullin kampion, por do fitojmë vetëm për tifozët sepse e di rëndësinë që ka fitorja e derbit për këta tifozë, dhe uroj që në fund ata të dalin të gëzuar nga stadiumi. Më kujtohen derbit që kam përjetuar si lojtar i Lazios: kur humbisnim na dukej vetja sikur na kishte shtypur treni, por kur fitonim ishim në qiellin e shtatë. Nuk shoh asgjë të çuditshme në takimet e mia me Starovën.Ai është këshilltari i presidentit tonë, gjithashtu ka dhe një CV të pasur këtu në Shqipëri, duke ditur që është një nga trainerët më të spikatur. Unë po ashtu kam një eksperiencë të madhe në Itali, dhe kështu shkëmbejmë mendime të ndryshme për futbollin dhe të mirën e skuadrës. Raportet mes nesh janë të shkëlqyera. Jam koshient për punën time, dhe do vazhdoj të jap më të mirën nga vetja për ta çuar përpara projektin. Nëse në fund nuk shkon sic duhet, do të më vinte vërtët keq, por uroj të shkojë gjithçka mirë duke bërë të pamundurën.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.