Aguero ndërpret lojën, kërkon ndihmë për tifozin e sëmurë (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sergio Aguero mund ti ketë shpëtuar jetën një tifozi të Everton në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit anglez mes kësaj skuadre dhe vizitorëve të Manchester City, pjesë e së cilës është sulmuesi i njohur argjentinas.

Teksa behej gati të gjuhej një goditje këndi, Aguero vëren diçka që nuk shkon me një tifoz dhe menjëherë kërkon ndihmë nga mjekët e ekipit të tij duke shkaktuar edhe ndërprerjen momentale të ndeshjes. Aty pranë është edhe futbollisti i Everton, Seamus Coleman që gjithashtu kërkon ndërprerjen e lojës.

Pas dhenies së ndihmës së shpejtë, tifozi i sëmurë u transportua në spital dhe mesa bëhet e ditur nga doktorët, pa ndërhyrjen e mjekëve pikërisht në atë moment kur gjuhej goditja e këndit, tifozi do të rrezikonte seriozisht jetën.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.