Agustin Torasa, lojtari i momentit tek të kuqtë

0
SHPËRNDAJE

Torasa

 

Argjentinasi Agustin Torasa, me një CV të pasur dhe me nivel të lartë, mbërriti si një nga përforcimet e muajit janar në rradhët e Partizanit. Duke parë karrierën e tij dhe të dhënat teknike, sigurisht shkëlqimi i tij ishte thjeshtë cështje kohe, përshtatjeje dhe besimi. Nga ndeshja në ndeshje ky lojtar po tregon klasin e tij.

Agustin Torassa
Agustin Torassa

Asisti ndaj Skënderbeut tek goli i Racic, por edhe loja e mirë në derbin ndaj Tiranës, u shoqëruan edhe me një performancë tepër pozitive ndaj Teutës në “Niko Dovana”, ku jo vetëm për asistin e dhënë, por edhe për atë cka tregoi në fushën e blertë, Torasa meriton të quhet lojtari i momentit në rradhët e të kuqve. Sigurisht që performanca e tij do vij në rritje edhe në vazhdimësi. Por “mëkat” është fakti që Partizani se pati një lojtar të tillë nga fillimi i sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.