Ajeti bie në Serie B, e ardhmja në dyshim. Në fushë dhe Gjimshiti

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Arlind Ajeti ka qenë i pafat në aventurën e tij të parë Italiane tek Frosinone. Skuadra e mbrojtësit shqiptar ditën e sotme është zyrtarizuar si skuadra e dytë që do t’i bashkohet Veronës në Serie B. Frosinone pësoi humbjen fatale ditën e sotme në fushën e vet ndaj Sassuolos me rezultatin 0-1, teksa ne fushë për 90 minuta ishte edhe Ajeti.

Arlind Ajeti
Arlind Ajeti

Kjo rënie nga Serie A ishte totalisht e pritshme nga ky ekip, pasi gjatë gjithë sezonit tregoi shumë luhatje duke mos qenë në lartësinë e duhur. Tashmë edhe e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mbetet në dyshim. Nuk dihet nëse ai do të pranojë të qëndrojë në Serie B, apo do të largohet nga kjo skuadër.

20//01/2016 CAMPIONATO SERIE A TIM 2015-2016 PRESENTAZIONE GIOCATORI ATALANTA BERAT DJIMSITI - REMO FREULERNdërkohë që Berat Gjimshiti ka qenë titullar në barazimin që skuadra e tij mori në shtëpi. Atalanta barazoi 1-1 me Udinesen, duke bërë që të dyja skuadrat të luajnë të qetë ndeshjen e fundit të Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares luajti për 90 minuta në këtë sfidë duke qenë prej më të mirëve në fushë.

Ja rezultatet e ditës së sotme në Serie A

Carpi – Lazio 1-3
Frosinone – Sassuolo 0-1
Fiorentina – Palermo 0-0
Sampdoria – Genoa 0-3
Atalanta – Udinese 1-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.