Ajeti, fjalët e para si “dem”

0
SHPËRNDAJE

ajeti duke firmosurArlind Ajeti është prezantuar sot si lojtar i Torinos, ndërkohë që në prezantimin e tij drejtori sportiv Petrachi e ka vlerësuar mbrojtësin si një lojtar me të ardhme, të cilin ata po e ndiqnin prej kohësh.

Cilësitë e tij i kishin bindur ata me kohë, por Europiani i konfirmoi të gjitha, dhe tranferimi i Ajetit i gëzon torinezët.

Më pas e mori fjalën edhe Ajeti që u shpreh i gëzuar për kalimin e tij te Torino. Ai vlerësoi mbështetjen që ky klub u jep të rinjëve, ndaj edhe ka ardhur në këtë klub, pasi aty do të ketë besimin e duhur që atij i duhet.

Në fund Ajeti përshëndeti edhe tifozët e Torinos, dhe u shpreh se është shumë I lumtur që do të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.