Ajeti frikësohet, i thotë “jo” ftesës së kampionëve shqiptarë

0
SHPËRNDAJE

Vjen edhe një përpjekje tjetër e dështuar për Skënderbeun në kërkim të përforcimeve për Champions League. Pas Bulkut, që duket se nuk do të lihet i lirë nga Tirana, edhe Arlind Ajeti ka mbyllur përfundimisht mundësinë e bashkimit me kampionët e Shqipërisë. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ishte folur si një prej emrave, që mund të përforconte mbrojtjen e korçarëve, që në ndeshjen e parë ndaj Milsamit duhet të vuajë mungesën e Osmanit dhe Arapit. Mirëpo, vetë ai ka shkruar në Facebook shkakun përse e ka të pamundut të mbërrijë te Skënderbeu.
ajt“Për kundër dëshirës ta ndihmojë Skënderbeu, por pas analizave me agjentin tim dhe me babin tim që i kemi bërë, nuk munda të bashkohem me Skënderbeu, për arsye të rrezikut për ndonjë lëndim. Suksese Skënderbeut. Shpresojë dhe besojë se do të jeni në Evropë. Respekte”, shkroi Ajeti. Tashmë mbetet të shihet sesi do ta përballojë trajneri Josa emergjencën e prapavijës, teksa ndeshja e parë po troket dhe luhet këtë mesjavë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.