Ajeti-Gjimshiti, De Biazi në dilemë për një vend titullari

0
SHPËRNDAJE

 

1Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende rikthimi i Elseid Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes kuqezi, pritet që me shumë mundësi ai të jetë në fushë ndaj Portugalisë të hënën në “Elbasan Arena”. Por rikthimi i tij automatikisht fut në garë për një vend titullari dy lojtarët Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti. Mungesa e Mërgim Mavrajt ka lënë të lirë vendin përkrah kapitenit të padiskutuar Lorik Cana.

web_full_912243381746

Arlind Ajeti është 21-vjecar dhe garanton një të ardhme mjaft pozitive në rradhët e Shqipërisë. Ai është aktivizuar në të gjitha skuadrat kombëtare të Zvicrës në grupmoshat, por tashmë është “rrëmbyër” nga De Biazi, i cili e ka bindur të vishet kuqezi. Ajeti ka qenë i gatshëm dhe s’ka zhgënjyer në të ato pak sfida që ka luajtur me Shqipërinë, ndaj dhe duket pak më i avantazhuar se Gjimshiti. Edhe ndeshja ndaj Danimarkës ishte pozitive. Prova mund të konsiderohet e kaluar. Tashmë pritet zgjedhja e trajnerit De Biazi, nëse ai do të vazhdoj t’i bësoj Ajetit apo do të ndryshoj. Përgjigjen do ta marrim ditën e hënë në “Elbasan Arena”.

34

Berat Gjimshiti është 22-vjecar. Ai pritet të jetë titullar në të ardhmen me kuqezinjtë. E nisi me një performancë normale, mbase duke mos shkëlqyer kjo si pasojë edhe e pozicionit jo natyral në sfidën ndaj Danimarkës. Sic dihet ai luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa rroli i tij është ai i qendërmbrojtësit. Trajneri De Biazi do të vendos mes tij dhe Ajetit cili do të jetë titullar. Ajeti duket në “pole-position”, por trajneri i kombëtares sonë ka treguar se i pëlqen ndryshimi i formacionit nga ndeshja në ndeshje. Aktulisht ai aktivizohet me FC Zurich, kur më parë ashtu si edhe Ajeti është aktivuzuar në kombëtaret “zinxhirë” të Zvicrës, por tani është pjesë e Shqipërisë.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.