Ajeti në formë, por De Biasi se preferoi

0
SHPËRNDAJE

Ajeti-Sadiku-Xhaka

Sigurisht që trajnerit Gianni De Biasi, është arkitekti i kombëtares sonë kuqezi. Minuta90.com nuk e ka as statusin dhe as kërkon të influencoj as në masën 1% në aktivizimin e mosaktivizimin e ndonjë lojtari. Por duke shprehur mendimin tonë të lirë, mendojmë se Arlind Ajeti duhet të ishte titullar ndaj Austrisë.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Duke ndjekur një nga ndeshjet e tij të fundit në Serinë A, lojtari ynë është shfaqur perfekt ndaj Fiorentinës. Madje duke neutralizuar një nga sulmuesët më të rrezikshëm si Kalinic.

1mavrajGjithsesi, trajneri De Biasi, mund të ketë në stradegjinë e tij rekuperimin në minutazh të Mavrajt, i cili është një nga pikat kryesore të prapavijës sonë dhe ka një kontribut të vyer dhe të pamohueshëm në rradhët e kuqezinjëve. Sic dihet Mavraj vjen pas një dëmtimi dhe aktivizimi i tij si në nivelin e klubeve edhe në atë të kombëtareve ndihmon rikthimin në top-formë në afat kohor sa më të shpejtë.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.