Ajeti: Shqiptarët e Zvicrës? Në fushë s’ka shok…

0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana dhe Arlind Ajeti
Lorik Cana dhe Arlind Ajeti

Mbrojtësi i kombëtares sonë Arlind Ajeti, gjatë prezantimit të fanellave të reja të firmës Macron ka folur për TV Klan duke analizuar përballjen me Zvicrën në Europianin Francë 2016, duke analizuar sfidën ndaj Zvicrës, pasi ka një shije të vecantë duke parë se më parë Ajeti ka luajtur për grupmoshat e këtij shteti, gjithashtu edhe për Basel, por tashmë ai mendon kuqezi; “Po, do të jetë një ndeshje e vecantë dhe e bukur. I njohim shumë lojtarë në atë përfaqësese, janë miqtë tanë. Mirëpo në fushën e blertë s’ka miq…” Mesazhi i Ajetit duket i qartë ndaj Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.