Ajeti super paraqitje tek Crotone. Ja notat

0
SHPËRNDAJE

Arlind Ajeti lideri i ri Crotones. Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi duket se është ambjentuar shpejt me skudrën e tij të re, Crotone, tek të cilët u transferuar gjatë verës në formën e huazimit nga Torino në drejtim të kuqebluve. “Gazetta dello Sport” një nga mediat e shkruara më në zë në itali,  e ka cilësuar mbrojtësin si një nga më të mirët në fushën e blertë, në takimin Crotone-Hellas Verona.

23-vjecari është vlerësuar nga ekspertët  me notën 7 dhe në aryetimin e berë në lidhje me këtë notë, Ajeti cilësohet si lideri i ri Crotones. I saktë në cdo ndërhyrje, duke mos gabuar për asnjë moment. Në përballjen ndaj Veronës, mbrojtësi kuqezi rrezikoi portën e kundërshtarit në dy momente. Rasti i parë ishte nga një goditje këndi, por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë. Momenti i dytë ku  për pak Ajeti, mund të kishte realizuar dhe një gol spektakol nga një distancë e madhe, por fati nuk është me të, pasi  topi përpaleset në travers. 23-vjecari u transferua tek kjo skuadër për të pasur një rol protagonisti dhe duket se besimin që i dhanë drejtuesit e klubit kalabrez, Ajeti po ia shpërblen me formen e tij, duke i dhënë sinjale të qarta se ardhja e tij është një goditje e suksesshme. Forma e mirë e Arlind Ajetit është edhe një garanci më shumë për kombetarën kuqezi në repartin e prapavijës,  në prag të dy sfidave eleminatore të botërorit “Rusi 2018” ndaj Lichteshtejnit dhe Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.