Ajeti: Ndihmoj kampionët e Shqipërisë, pastaj shkoj në Bundesligë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk është thjesht fantazi. Pas Salihit, një tjetër lojtar i Kombëtares mund të luajë për Skënderbeun. Përmes të atit, Arlind Ajeti ka konfirmuar se ka kontakte me Skënderbeun për të luajtur me fanellën e kampionëve shqiptarë, ndonëse vetëm për Champions League.

ajet“Arlindi është afër mbylljes së marrëveshjen me një ekip nga Bundesliga e Gjermanisë, por ka gjasa që të shkojë te Skënderbeu ta ndihmojë të hyjë në Evropë. As që bëhet fjalë për kampionatin e atjeshëm”, ka deklaruar Afrim Ajeti për “Olle”. Ajetit i ka përfunduar kontrata me Bazel, teksa raportohet se pjesëtari i Kombëtares kuqezi është duke biseduar me Hamburgun, që të luajë atje në sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.