Akademia “Vllaznia” bashkëpunim me Burasporin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Akademia “Vllaznia”, në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me akademitë e tjera të rajonit, së fundi ka krijuar një marrëdhënie me turqit e Burasporit. Për këtë arsye, ekipi i 14-vjeçarëve të klubit turk ka mbërritur në Shkodër dhe të enjten ka zhvilluar një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët shkodranë.

Takimi është luajtur në fushën “Reshit Rusi” dhe është ndjekur me interes nga drejtuesit e të dy klubeve. Sipas përgjegjësit teknik të akademisë “Vllaznia”, Alban Neziri, e rëndësishme është që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkohë, në radhët e akademisë së Burasporit, një nga drejtuesit e saj ishte me origjinë shqiptare dhe mes të tjerave shprehu kënaqësinë që ndodhej në vendin mëmë. Më tej, ai ka deklaruar se ndonjërit prej fëmijëve të akademisë “Vllaznia” mund t’i hapet rruga e stërvitjes në Turqi. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia U-14 luajti më mirë dhe fitoi me rezultatin 3-0.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.