Aksi Tiranë-Vlorë, ka vetëm një kupë për dy stadiume

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Kategoria Superiore do të mbyllë siparin e saj ditën e mërkurë teksa mbetet ende dilema e titullit kampion. Dy skuadrat që luftojnë për të deri në javën e fundit janë Skënderbeu dhe Partizani do të kenë mundësi të shpallen kampion mbrëmjen e së mërkurës.

Kishte të paktën disa vite që çështja e titullit nuk vendosej në javën e fundit, teksa për herë të fundit ndodhi në vitin 2008 kur Dinamo mposhti në ndeshjen e fundit Partizanin për të siguruar titullin, por tashmë është diçka krejt tjetër. Në atë përballje që u zhvillua në “Selman Stermasi” trofeu diskutohej nga dy ekipet që luanin përballë njëra tjetrës, ndërsa këtë rradhë titulli fitohet ose në Tiranë ose në Vlorë.

Duke parë faktin qe Partizani pret në “Qemal Stafa” Teutën dhe Skënderbeu udhëtoj në Vlorë për t’u përballur ndaj Flamurtarit, drejtuesit e FSHF kanë vendosur që Kupa të jetë prezente në kryqytet. Kjo gjë vjen për faktin nëse Partizani shpallet kampion do të festojë në “shtëpinë” e vet, teksa nëse kampionë shpallet Skënderneu, atëhere festa do të zhvillohet në Korçë, ashtu si në të shumtën e rasteve.

Pra me pak fjalë të mërkurën do të ketë vetëm një kupë në dy stadiume, teksa Partizani do t’a ketë më afër nëse shpallet kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.