Akuza për korrupsion, Partizani reagon ndaj Kevitanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas disa akuzave të rënda ndaj ekipit të Partizanit B, por që i drejtoheshin zyrtarëve të lartë të klubit të kuq nga presidentët e dy skuadrave Kevitan dhe Shënkoll, më ne fund ka ardhur edhe reagimi i tyre. Përmes një deklarate për shtyp në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e drejtuesve të skuadrave rivale të Partizanit B në Kategorinë e Dytë.

Foto nga ndeshja Partizani B - Kevitan
Foto nga ndeshja Partizani B – Kevitan

Këta të fundit kishin akuzuar pak ditë më parë se skuadra e Partizanit u kishte ofruar para ekipeve kundërshtare të ndalnin Kevitanin, teksa në vazhimin e akuzave flitej se të kuqtë blinin edhe ndeshje, por ja reagimi i ardhur nga FK Partizani

– REAGIM –

“Duke marrë shkas nga akuzat e ditëve të fundit që po bëhen në adresë të ekipit Partizan B, klubi reagon ndaj dy presidentëve te klubeve Fc Kevitan e Shënkolli, të cilat kanë fare pak kohë që janë antarësuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi Partizani në të gjithë historinë e tij të lavdishme nuk është marrë dhe as nuk mendon të merret me prapaskena, për të cilat këto dy presidentë aludojnë. Klubi Partizani distancohet nga akuza të tilla dhe do ti drejtohet organeve kompetente pranë FSHF-së për të denoncuar të gjithë aktorët e këtyre sulmeve. Partizani mbetet një prej klubeve më korrekte si nga ana financiare ashtu edhe sportive duke respektuar të gjitha rregullat e Institucionit më të lartë të futbollit në vend FSHF.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.