Akuza për shkelje rregullore, Partizani reagon ndaj Sopotit

0
SHPËRNDAJE

Pas shumë aludimeve në lidhje me ativizimin e lojtarëve të ekipit A nga skuadra e Partizanit B, ka ardhur edhe një reagim nga ana e kubit të kuq. Sipas tyre ky pretendim nga ana e librazhdojtëve është i pashpresë dhe i pavend pasi do të kishte vlerë vetëm në sezonin 2013 / 2014. Ja deklarata e tyre e plotë:

imageREAGIM MBI PRETENDIMET E KLUBIT SOPOTI-
Dëshpërimi i humbjes në fushën e lojës, në një garë të drejtë dhe me integritet, përballë një kundërshtari që s’të jep asnjë shans për ta menduar e jo më për ta arritur fitoren, me sa duket mund të çojë deri në sajesa dhe pretendime të lajthitura, që për arsye etike nuk po i quajmë ashtu sic meritojnë në të vërtetë.

Nuk e kishim për qëllim që të reagonim, por kur vërejmë se kësaj marrëzie i shkojnë pas dhe disa personalitete dhe media jo pak të rendësishme, e ndjejme për detyrim që të sqarojmë opinionin publik për sa pretendohet me pa të drejtë në dëm të Klubit tone.

Për aq sa jemi njohur nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive (disa prej të cilave japin mbështetje pakurrëfarë analize), lidhur me pretendimet e klubit të Sopotit, për shkelje të rregullores nga ana jonë dhe humbjen në tavolinë të ndeshjes së luajtur dje, më datë 19.05.2016, për Play Off për Kategorinë e Parë, ndërmjet Sopotit dhe Partizanit B, Klubi ynë sqaron se:

1. Klubi I Sopotit pretendon se ka një Vendim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, datë 11.11.2013, i cili miraton disa ndryshime në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe nder të tjera edhe Nenin 14 pika 5, ku thuhet:

“Ekipi “B” mund të aktivizoje në ndeshjet e kompeticioit ku merr pjesë deri në 5 lojtarë të ekipit kryesor të klubit me kusht që ata të mos jenë aktivizuar për ekipin kryesor së paku 3 ditë kalendarike para asaj ndeshje të ekipit “B””

Ky pretendim i Sopotit do të ishte mëse i drejtë nëse ne do të ishim sot duke luajtur për Sezonin Futbollistik 2013-2014, por me keqardhje për drejtuesit e klubit të lartpërmendur bëjmë me dije ata se jemi gjatë Sezonin Futbollistik 2015-2016. Vendim i sipërcituar i Komitetit Ekzekutiv miraton ndryshime të një Rregullore që ka qenë e vlefshme për Sezonin 2013-2014 dhe jo për këtë aktualen.

Për dijeni të drejtuesve të Sopotit, FSHF cdo sezon të ri futbollistik miraton në tërësi dhe nen për nen rregulloret e reja sipas atij Sezoni për të cilin luhet, kështu që duke ju kujtuar parimin që “ligji i ri shfuqizon ligjin e mëparshëm”, i cili gjen aplikim të drejtpërdrejtë në rastin në fjalë, ju sugjerojmë që të mirëinformoheni përpara se të merrni guximin për të dale edhe publikisht duke treguar barsaleta.. .

2. Klubi i Sopotit merr përsipër t’i referohet Nenit 12, pika 21 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kategoria e Dytë Sezoni 2015 – 2016, kur kjo dispozitë në mënyrë të dukshme nuk parashikon ndonjë ndalim për klubet në aktivizimin e lojtarëve. Nga vetë formulimi i dispozitës qartësisht mund të konkludohet se nuk ka asnjë përjashtim për situata të tilla. Të gjendur përpara një dispozite deklarative, pretendimi i ekipit të Sopotit rezulton i pabazuar në ligj.

Së fundmi, bëjmë me dije opinionin sportiv se FK Partizani do të mbrojë legjitimitetin e kësaj arritje historike futbollistike, me te gjitha mjetet ligjore në dispozicion, pasi është e papranueshme tentativa e ekipit të Sopotit për të përbaltur meritën sportive të arritur përmes një rezultati i cili pasqyron në mënyrë të dukshme superioritetin e ekipit tonë të dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.