Akuza për trukime, ja sqarimi i Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas lajmeve të fundit që dolën në shumë media në lidhje me një hetim që UEFA ka kryer ndaj Skënderbeut në lidhje me trukime ndeshjesh, vjen edhe reagimi zyrtar i klubit bardhekuq. Përmes një deklarate në sajtin e tyre zyrtar, korçarët shprehen se ata janë paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim për ta. Je çfarë shkruhej në deklaratën e tyre:

2015-16-Lokomotiva-Moskva-Skenderbeu-2-0-Europa-League-2-1“Klubi Skënderbeu informon tifozët e vet dhe opinionin sportiv se jemi njoftuar nga UEFA për t’u paraqitur në një seance dëgjimore për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim në ngarkim të klubit tonë nga organizata më e madhe e futbollit europian.

Inspektorët e UEFA-s kane ngritur dyshime mbi vërtetësinë e rezultateve tona në disa ndeshje te kampionatit shqiptar (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës,Vllaznisë), si dhe në kupat e Europës.

Sipas materialit të vënë në dispozicion, hetimi ka nisur nga informacionet e marra nga kompanitë e basteve shqiptare e të huaja, nga aludimet ne rrjetet sociale nga ana e tifozëve kundërshtarë të Skënderbeut, si dhe nga media të caktuara.

Pa dyshim që e kemi vlerësuar maksimalisht këtë situatë dhe do u japim shpjegime inspektorëve, duke u argumentuar atyre se ne kemi fituar gjithçka me meritë dhe se rezultatet tona kanë qenë gjithmonë të merituara.

Jemi të qetë, pasi dimë vërtetësinë e seriozitetin e punës sonë.
Në të njëjtën kohë, po përgatitim gjithçka mirë për një përfaqësim dinjitoz në kupat e Europës.

Para Skënderbeu!
Rrofshin Ujqërit e Dëborës!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.