Akuzat e ish trajnerit, reagon Luftëtari

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Largimi i trajnerit Mustafa Hysi dhe ndihmësit të tij Ciko nga drejtimi i Luftëtarit padyshim që ishte si një rrufe në qiellin e hapur. Edhe pse ai e la skuadrën në vendin e parë tashmë nuk do të jetë më në krye të saj. Pas largimit nga pankina blu zi, trajneri gjiorkastrit lëshoi një lumë akuzash ndaj drejtuesve të skuadrës duke pretenduar se kishte 8 muaj pa u paguar, qysh në kohën kur kishte marrë drejtimin e skuadrës. Por drejtuesitme skuadrës së Luftëtarit kanë reaguar duke i hedhur poshtë akuzat e ish trajnerit Hysi. Përmes një deklarate të postuar në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ata theksuan faktin se trajneri dhe lojtarët janë paguar rregullisht. Ja deklarata e tyre:

Mustafa Hysi
Mustafa Hysi

“Klubi i Futbollit Luftetari, hedh poshte pretendimet e ngritura nga ish-trajneri, ne nje te perditshme sportive, se ka 8 muaj pa u paguar. Ndjejme detyrim te sqarojme opinionin sportiv ne Gjirokaster dhe me gjere, se tek Luftetari pagesat jane teper korrekte dhe te gjithe pjestaret e klubit jane paguar rregullisht. Se shpejti ne do te publikojme edhe dokumentacionin perkates, i cili verteton se ish-trajneri eshte paguar si cdo punonjes tjeter. Keto pretendime, jane vetem sajesa dhe shpifje nga njerez te cilet Luftetarin e shohin vetem si objekt perfitimi personal. K F Luftetari, garanton sportdashesit dhe te gjithe dashamiresit se ekipi nuk do te cenoohet ne asnje moment nga te tilla pretendime absurde. Luftetari eshte duke punuar per tu rikthyer ne vendin qe meriton, ne Superlige.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.