Akuzat e Partizanit, kundërpërgjigjet Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas disa akuzave që kanë ardhur nga ekipi i Partizanit në lidhje me përsëritjen e 11 metërshit dhe dënimin e Vangjelit, reagon edhe Skënderbeu. Korçarët i janë kundërpërgjigjur me kundër akuza të kuqve duke shfaqur edhe ata pretendimet e tyre. Ja reagimi i plotë i K.F Skënderbeu në “Facebook”:

imageNuk kemi dashur kurrë, përveç rasteve kur jemi dënuar ‘qëllimisht’ të merremi me arbitrat por nisur nga fakti që klubi rival i Partizanit mundohet të justifikojë rezultatet e dobëta duke hedhur ‘baltë’ mbi ekipin tonë na lind e drejta të shkruajmë disa fjalë.

Klubi rival do ishte e udhës të jepte një shpjegim për menyrën sesi u ‘zhduken’ topat nga fusha pas shënimit të golit nga Stevan Raçiç, ose me e drejtë do ishte të justifikohej loja e shëmtuar ku në cdo 1 minutë gjeje një lojtar të shtrirë në fushë.E verteta është që në 52′ minuta lojë vetëm 18′ minuta ishin efektive.”

Nuk u morëm kurrë me penalltinë e akorduar pavarësisht dyshimeve, e lamë të gjykohej nga ato media që ‘vdesin’ të rikthejnë titullin në kryeqytet. Pse drejtuesit e klubit rival nuk justifikojnë veprimin jo-sportiv të lojtarit të tyre Idriz Batha ndaj Osmanin. Mos vallë mesfushori i tyre meritonte kartonin e kuq për goditje me grusht të kundërshtarit??”

image“Dhe se fundi nuk e kuptojmë kërkesën e sotme për të dënuar Kristi Vangjelin, një lojtar shëmbull brënda dhe jashtë fushe kur objekti ‘piroteknik’ nuk përfundoi tek tifozët dhe nuk kishte qëllim të dëmtonte tifozët rivalë por rifillimi i shpejtë i lojës, Kristi bëri punën e atyre ‘pastruesve’ të fushës që u zhdukën po ashtu si ‘djemtë e topave’ pasi kaluat në avantazh.

Kampionati nuk fitohet në facebook dhe humbjet nuk mund të justifikohen gjithmonë duke ‘përbaltur’ kundërshtarin dhe garën e ndershme.Nuk është në mentalitetin e klubit tonë të merremi me arbitrat dhe kundërshtarët, ky fakt na diferencon prej 5 vitesh nga të tjerët.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.