Akuzat për trukime, mblidhet Komisioni i Etikës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageFSHF/ Pas shumë akuzave dhe kundër akuzave mes klubeve në Kategorinë e Parë, më në fund “zgjohet” Komisioni i Etikës në institucionin e futbollit shqiptar. Në orën 11:30, ditën e djeshme në ambientet e FSHF-së, anëtarët e komisionit, Bejkush Birçe, Fatmir , Agron Kuliçaj, Bashkim Koka dhe Ardian Leka, të shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, fillimisht kanë nisur mbledhjen me zgjedhjen e kryetarit dhe zv.kryetarit të Etikës. Në fillim të mbledhjes, të pestë anëtarët rizgjodhën si kryetar të Komisionit të Etiks, avokatin Fatmir Braka, si dhe zv.kryetar ish trajnerin e Kombëtares, Bejkush Birçe.

Foto nga ndeshja Luftëtari - Elbasani
Foto nga ndeshja Luftëtari – Elbasani

Pas këtij procesi formal, mbledhja ka vijuar me shqyrtimin e problematikës që ka shoqëruar kampionatin e Kategorisë së Parë në javët e fundit. Shulku ka vendosur në dijeni anëtarët për gjithçka ka ndodhur dhe pas diskutimeve është rënë dakord që në mbledhjen e radhës, e cila u la për datën 28 prill, të shqyrtohet hollësisht i gjithë materiali. Kjo gjë ka shërbyer për të dhënë shenjat e para se ky hetim do të vazhdojë duke bërë që klubet të friksohen disi, nëse gjërat do të bëhen drejtë. Mesa duket tashmë edhe vetë Federata është tepër e vendosur për të luftuar këtë fenomen. Deklaratat që hapën “vallen” ishin ato të bëra pas ndeshjes Turbina – Luftëtari, teksa gjirokastritët kishin pretendime se Shefi i Klubit të Sopotit, Nesti Binishti ishte i pranishëm në atë ndeshje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.