Akuzon Moggi: Calciopoli, pjellë e Gallianit!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jonathan Moscrop - LaPresse10-01-2006 TorinoSport CalcioJuventus - Fiorentina - TIM Coppa Italia Ottavi di finale 2005 2006Nella foto: Luciano Moggi
Luciano Moggi

Habit Luciano Moggi me deklaraten e tij te fundit teksa akuzon drejtperdrejt adminis-tratorin e Milanit, Adriano Galliani.

“Shkova si cjapi te kasapi,” thote Moggi. “Me thirri ne zyre dhe shkova pa e ditur se c’me priste. Galliani me thote se ka pergjime por pa ndonje zarar e pastaj me kerkoi te punoja te Milan.

Realiteti eshte nje dhe vetem nje. Deri atehere fitonin Milan, Lazio e Roma kurse Juvja vetem dy here. Ishte moment i dobet i Juves dhe na e hoqen kampionatin nga duart edhe me gjera jo te rregullta.

Del nga pergjimet se flet Collina me Gallianin e me thote edhe se dal nga dera e mbrap-me une e nuk me shohin. Ishte e qarte se meqe nuk fitonte Milani dot kampionatin, nuk duhej ta fitonte as Juvja,” – vazhdon Moggi.

Me Carlo Tavecchion shkonim mire dhe ai me thoshte se gjerat ne Federate nuk duken ne rregull. Nga procesi gjithsesi nuk doli ndonje parregullsi e jona, as nga shorti i gjyqtareve, asgje. Ne fakt, disa prej gjyqtareve te denuar nga procesi, u kam ndihmuar me pas se ka patur nga ata ne veshtiresi ekonomike,” perfundon Moggi per Radio 24 ne Itali.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.