Al Khelaifi zbulon të ardhmen e Ibras dhe Mottas

0
SHPËRNDAJE
Loading...

al khelaifi

 

“Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Motta kanë një kontratë edhe për vitin e ardhshëm dhe do të qëndrojnë këtu me ne”. Këto janë fjalët me të cilat presidenti i PSG Naser Al Khelaifi është shprehur në lidhje me pyetjet që gazetarët i drejtuan në lidhje me Thiago Mottan dhe Zlatan Ibrahimovic.

“Si Ibra ashtu edhe Motta kanë ende një vit kontratë me ne dhe do të qëndrojnë te PSG. Kemi ndërtuar një skuadër në gjendje të fitojë Championsin dhe pa Ibrën e Mottan do të humbisnim shumë si në planin e lojës ashtu edhe në eksperiencë.” – u shpreh presidenti i parizienëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.