Alarmohet Partizani përpara supersfidës. Ekuban në dyshime.

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Partizani luan në orën 19:00 me Kukësin, ndërkohë që situata në klubin e kuq nuk është më e mira, pasi siç dihet gjatë javës kanë pasur probleme Mazrekaj dhe Kalari.

Për të mos mjaftuar këto, një tjetër problem i shfaqur së fundmi lidhet me sulmuesin Kaleb Ekuban, i cili rrezikon të mos luajë sot për shkak se nuk është ndjerë mirë.

Në raportimet e bëra së fundmi në Supersport,aktivizimi i ganezit është në dyshim dhe për të do të vendoset vetëm para ndeshjes. Mungesa e tij sigurisht që nuk do të ishte një lajm i mirë për trajnerin Starova, që nuk do të kishte në dispozicion golashënuesin më të mirë të skuadrës së tij dhe kjo në ndeshjen e sezonit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU